Veçmas dezinfektimit të rrugëve dhe objekteve Suhareka dezinfekton edhe ajrin

Që nga data 14 mars Komuna e Suharekës ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e pandemisë së virusit corona.

Fillimisht Komuna e Suharekës në bashkëpunim me disa nga bizneset lokale kanë filluar aksionin për dezinfektimin e të gjitha rrugëve në qytet dhe në të gjitha fshatrat e qytetit, e që deri para disa ditësh aksioni i tillë është përsëritur për herë të dytë.

Me të përfunduar dezinfektimin dhe pastrimin e rrugëve Suhareka ka filluar pastrimin dhe dezinfektimin e hyrjeve të banesave dhe hapësirave publike.

E veçmas pastrimit dhe dezinfektimit të rrugëve, objekteve të shkollave fillore dhe të mesme, QKMF-së dhe AMF-ve sot është bërë edhe dezinfektimi i ajrit në qytetin e Suharekës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes telefonit ka thënë për SuharekaOnline se aksioni i sotëm i dezinfektimit të ajrit përbën fazën e fundit dhe se solucioni që po shpërndahet ka efektin deri në 21 ditë.

Gjithashtu kryetari Muharremaj ka shtuar se në hyrje të objekteve kolektive të banimit janë vendosur dezinfektues për duar.

RAPORTO