Vdes personi i nëntë nga Covid-19 në Kosovë, 69 vjeçari nga Suhareka

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatë ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte i infektuar me Coronavirus.

Përmes një njoftimi në Facebook, MSh tha se pacienti u pranua me 10 prill 2020 në gjendje të rëndë, ku kishte edhe probleme kardiake.

“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake”, thuhet në njoftimin e tyre.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 378 raste me Coronavirus, prej të cilëve 66 janë shëruar dhe 9 kanë vdekur.

RAPORTO