Vdes 19 vjeçari nga Studençani, pranë tij gjendet një armë zjarri

Emergjenca në Suharekë ka bërë të ditur se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe ka ndodhur sot rreth orës 12:42, datë 02 shtator 2020.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47.

Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.

Sipas informacioneve që ka siguruar SuharekaOnline viktima ishte student i mjekësisë dhe dyshohet se ka bërë vetvrajse në dhomën e tij.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.