Vdes i lënduari nga aksidenti i para dy javëve në rrugën Suharekë-Carralevë

01.12.2021

Viktima fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas ishte transferuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda. Gazeta Sinjali mëson se viktima është një 33-vjeçar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”. Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, […]

Vdes i lënduari nga aksidenti i para dy javëve në rrugën Suharekë-Carralevë

Viktima fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas ishte transferuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është një 33-vjeçar.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet i tipit “pick-up”.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, dy persona kishin pësuar lëndime trupore të cilët i janë nënshtruar trajtimit mjekësor.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, të premtën disa vende në Suharekë mbesin tri orë pa furnizim me energji elektrike

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës.

Etiketat