Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë Habib Kadolli me prejardhje nga fshati Bukosh i Komunës së Suharekës, i cili ishte i prekur nga covid-19.

Ai banonte në Prizren dhe ishte i hospitalizuar në Prishtinë dhe gjithashtu vunate edhe nga diabeti.

Lajmin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar familjarë të të ndjerit si dhe është konfirmuar edhe nga ATK.

Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit!

“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19

“Në emrin e gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë! Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!”thuhet në njoftimin e ATK-së.