Vdekja e punëtorit në Studençan, arrestohet pronari i gurthyesit ku punonte viktima

02.02.2023

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Studenqan të Suharekës, ku 51-vjeçari N.M ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Lidhur me këtë ngjarje tragjike Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një kompanie të gurthyesit ku edhe po punonte tashmë i ndjeri. B.B (pronari) është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit […]

Vdekja e punëtorit në Studençan, arrestohet pronari i gurthyesit ku punonte viktima

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Studenqan të Suharekës, ku 51-vjeçari N.M ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një kompanie të gurthyesit ku edhe po punonte tashmë i ndjeri.

B.B (pronari) është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

I njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’./Sinjali/

Lidhur me këtë rast SuharekaOnline ka kontaktuar edhe me stafin e Urgjencës ku edhe u dërgua N.M për t’iu dhënë ndihma e parë, po që fatkeqësisht kur kishte arritur në Urgjencën e Suharekës viktima ishte pa shenja jete.

Mjekët kujdestar thonë se viktima e kishte lënduar njërin krah dhe pjesën e shpinës e si pasojë e plagëve të rënda nuk ka arritur të shpëtonte edhe pse stafi mjekësor kishin bërë përpjekje që ta kthenin në jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse dhe janë duke u marrur me rastin, ndërsa trupi i viktimës 51 vjeçar, është dërguar në IML për obduksion.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Etiketat