Vdekja e dyshimtë e foshnjës në Duhël të Suharekës, babai akuzon Spitalin e Prizrenit: E lëshuan pa u shëru!

24.06.2021

Një vdekje e dyshimtë është raportuar më 15 qershor në stacionin e Policisë në Suharekë. Sipas raportit të Policisë thuhet se prindërit e kanë dërguar foshnjën (mashkull) të tyre në Qendrën Emergjente në Suharekë pa shenja jete. Pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Rastin e kishte konfirmuar […]

Vdekja e dyshimtë e foshnjës në Duhël të Suharekës, babai akuzon Spitalin e Prizrenit: E lëshuan pa u shëru! Foto: Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është raportuar më 15 qershor në stacionin e Policisë në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë thuhet se prindërit e kanë dërguar foshnjën (mashkull) të tyre në Qendrën Emergjente në Suharekë pa shenja jete.

Pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Rastin e kishte konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30 në fshatin Duhël të Suharekës, ku edhe është dërguar në qendrën emergjente në Suharekë, përkatësisht në repartin e pediatrisë, nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune apo diçka e tillë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.

Lidhur me rastin, për Indeksonline ka folur babai i foshnjës, Fadil Rrafshi, i cili shpalosi dyshimet e tij.

Rrafshi ka theksuar se djali i tyre ishte i sëmurë nga zemra, por sipas tij, ai nuk e mori shërbimin e duhur mjekësor, andaj edhe vdiq.

“Me 25.05.2021 ka lind shoqja dhe pas 4 dite ja kanë ba bebës analizat, me vones, dhe kishte infeksion në gjak. Një javë ka qëndru në okubator në gjam dhe pas një jave, më 04.6.2021 e lirun nga spitali dhe këshilluan që pas dy jave ta sjellim në kontroll dha ka dyshim është smut prej zemrës. Ai më vdiq ende pa i ba 10 ditë që erdh nga spitali“, tha ai

Sipas Fadil Rrafshit, Spitali i Prizrenit, ku e dërguan foshnjën, nuk ia ofroi shërbimin mjekësor që i nevojitej, madje edhe e liruan pa u shëruar.

“E kan dit, i kan than shoqës qe është smut prej zemres. Spitali i Prizrenit nuk u dasht me liru pa u shëru, po me dërgu në Prishtinë, te kardiologu.

Unë kam qenë në Pejë, shoqja në mëngjes e ka pa qe nuk po i hap sytë dhe është i bllokum, e ka qu te mjeku, rrugës ka ndërru jetë. Un kam ardh për një orë nga Peja dhe në emergjencë jam taku me policin“, u shpreh Rrafshi.

Fadil Rrafshi konfirmon se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion por se akoma nuk kanë marrë përgjigje.