Bizneset Vende Pune Ofertat

Vdekja e 29 vjeçarit nga Peqani në vendin e punës, intervistohen tre persona, njëri dërgohet në mbajtje

Vdekja e 29 vjeçarit nga Peqani në vendin e punës, intervistohen tre persona, njëri dërgohet në mbajtje

27.08.2023 Suharekë

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Të premten në afërsi të një objekti në Prizren ishte gjetur pa shenja jete 29 vjeçari nga fshati Peqan i Komunës së Suharekës. Të afërmit e viktimës kanë bërë të ditur ai ka qenë punëtor në një kompani ndërtimi.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar tre persona, njërin prej tyre e ka dërguar në mbajtje, pas vdekjes së një punëtori.

Fillimisht Policia e kishte cilësuar rastin si “hetim mbi vdekjen”, mirëpo është rikualifikuar rasti më pas si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Prizren, 25.08.2023. Rasti i raportuar “Hetim i vdekjes” është rikualifikuar si më lart dhe lidhur me të janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka reaguar pas vdekjes së 29-vjeçarit, Shpejtim Gashi, i cili ka vdekur në vendin e tij të punës.

Hykolli u ka bërë thirrje punëdhënësve dhe autoriteteve kompetente, që pas kësaj ngjarje, të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

“Ndërsa përballemi me këtë moment të rëndë, të gjithë ne duhet të vendosim theksin mbi sigurinë në vendin e punës duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen. Kërkojmë nga punëdhënësit, autoritetet kompetente dhe shoqëria të bashkohen me ne në një përpjekje tëpërbashkët për të siguruar që vendet e punës të jenë të sigurta për të gjithë punëtorët tanë. Në këtë moment të trishtë e në kujtim të punëtorit Shpejtim Gashi, ne, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkojmë një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen që ka ndodhur dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit që mund të ketë ndodhur. Kjo është e detyrueshme për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve tanë”, ka shkruar Hykolli.

Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende89 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë