Vazhdon rritja e shpenzimeve të telefonisë mobile, për dy muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 4 mijë e 500 euro
Në shpenzimet e muajit korrik dhe gusht 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile. Në bazë të publikimeve në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se për telefoni mobile për dy muaj janë shpenzuar 4,529.76 euro, shkruan SuharekaOnline. Muaji/ Viti Shpenzimet […]
Në shpenzimet e muajit korrik dhe gusht 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile.
Në bazë të publikimeve në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se për telefoni mobile për dy muaj janë shpenzuar 4,529.76 euro, shkruan SuharekaOnline.
Muaji/ Viti | Shpenzimet totale të telefonisë mobile |
Korrik/2023 | 2,029.74 euro |
Gusht/2023 | 2,500.02 euro |
TOTALI: | 4,529.76 euro |
Shpenzime më të mëdha janë bërë nga Shërbimit e Kujdesit Primar Shëndetësor ku figuron se për dy muaj (korrik dhe gusht) janë shpenzuar 1,276.53 euro.
Poashtu, nga të dhënat figuron se shpenzime të mëdha për telefoni mobile janë bërë edhe nga Shërbimet Publike ku për periudhë të njëjtë kohore janë shpenzuar 986,23 euro.
Ndërsa, shpenzime për telefoni mobile janë bërë edhe nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku figuron se për dy muaj janë shpenzuar 456.37 euro.
Ndryshe nga këto, shpenzime më të vogla për telefoni mobile janë bërë nga Inspekcioni dhe Planifikimi, Urbanizmi dhe Inspekcioni, ku të dy nga këto kanë deklaruar fatura në vlerë prej 15.95 euro.
SuharekaOnline më poshtë iu sjellë tabelat për muajin korrik dhe gusht të këtij viti të cilat përmbajnë shpenzimet e telefonisë mobile.
Njesia | Shpenzimet e telefonisë mobile – korrik 2023 |
Zyra e Kryetarit | 300.00 euro |
Buxheti | 255.87 euro |
Shërbimet Publike | 818.37 euro |
Bujqësia | 315.50 euro |
Shërbimet Kadastrale | 90.00 euro |
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor | 90.00 euro |
Shërbimet Sociale | 40.00 euro |
Arsimi Fillor | 120.00 euro |
TOTALI: | 2,029.74 euro |
Njesia | Shpenzimet e telefonisë mobile -gusht 2023 |
Zyra e Kryetarit | 156.37 euro |
Administrata | 211.79 euro |
Inspekcioni | 15.95 euro |
Buxheti | 85.87 euro |
Shërbimet Publike | 167.86 euro |
Bujqësia | 230.00 euro |
Planifikimi, Urbanizmi dhe Inspekcioni | 15.95 euro |
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor | 1,186.53 euro |
Shërbimet Sociale | 40.00 euro |
Administrata | 119.70 euro |
Arsimi Fillor | 270.00 euro |
TOTALI: | 2,500.02 euro |