Vazhdon rregullimi infrastrukturës në rrugët lokale në Dragaqinë të Suharekës

Vazhdon rregullimi infrastrukturës në rrugët lokale në Dragaqinë të Suharekës
Çlirim Gashi

16.08.2019 / Suhareka

Në fshatin Dragaqinë të Komunës së Suharekës po vazhdon rregullimi i infrastrukutrës në rrugët lokale.

Komuna e Suharekës po i vazhdon punimet me intensitet të lartë në rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Dragaqinë.

Po ashtu rregullimi i infrastrukturës rrugore po vazhdon edhe në shumë fshatra të tjerë të kësaj komune. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ka shkuar Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Enver Shabani.

‘Për qytetarët ne do të bëjmë përpjekje, që t’i kenë kushtet sa më të mira aty ku jetojnë”, është shprehur Kryetari Muharremaj gjatë vizitës në këtë fshat.

Kryetari Muharremaj edhe kësaj here ka kërkuar nga punëkryersi që punët të përfundojnë me afat të përcaktuar dhe me cilësi maksimale.

RAPORTO