LDK:Vazhdon megalomania e kryetarit Muharremaj

27.12.2018

Në një intervistë të kryetarit të Suharekes, Bali Muharremaj ne RTK3, ai në stilin e tij tani më të njohur, vazhdon lavdirmin megaloman duke u shpreh me bindje siq e tha se “jo vetem që i kam përmbushur premtimet gjatë fushatës por ato edhe i kam tejkaluar”. Ndërkohë në raportin zyrtar të hartuar nga zyrtarët […]

LDK:Vazhdon megalomania e kryetarit Muharremaj Foto: Ilustrim

Në një intervistë të kryetarit të Suharekes, Bali Muharremaj ne RTK3, ai në stilin e tij tani më të njohur, vazhdon lavdirmin megaloman duke u shpreh me bindje siq e tha se “jo vetem që i kam përmbushur premtimet gjatë fushatës por ato edhe i kam tejkaluar”.

Ndërkohë në raportin zyrtar të hartuar nga zyrtarët e tij del se realizimi i projekteve të parapara për këtë vit është bërë në masen 86%.Cilës ti besojmë, fjalëve të tija në intervistë, apo raportit zyrtar të dal nga qeveria e tij? Dikush po gënjen z.Muharremaj!!!.

Si duket z. Muharremaj ende se ka lëshuar miopia e kohes kur ishte në fushatë, ndërsa këtë ja shpalosi po në atë intervistë përfaqsuesi i LDK-s Dr.Ardian Shala, i cili pasi ia përkujtoj dështimet dhe për korrektësi edhe punët e mira, e ftojë z.Muharremaj me një porosi emblematike:”Puno më shumë kryetar e leje facebook-un se ka mbarua fushata!

Tani je në kohën kur je betuar për një qeverisje më të mirë” për të vazhduar më tutje”kjo që lavdrohi në këtë intervistë mbase do të kuptohej po të ishim në kohë fushate!” thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së
në Suharekë.