Vazhdon gjendja e qetë me COVID-19 në Suharekë, vetëm 3 raste aktive

25.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar […]

Vazhdon gjendja e qetë me COVID-19 në Suharekë, vetëm 3 raste aktive Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.280.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 171, prej tyre tre raste në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,707 raste dhe 2,256 raste të vdekjes.