Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi ka ngritur shqetësimet lidhur me punësimet partiake në Suharekë.
Në konkurset e fundit të hapura në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit, si dhe në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale- QPS në Suharekë, si duket kriter kryesor ka qenë, të jesh militant dhe pjesë e strukturave të Partisë në pushtet. Vlora Neziri- Asambleiste e AAK- së;
Muharrem Gollopeni- Sekretar i rinisë së AAK-së.
Kunkurset e tilla të kurdisura, janë duke prodhuar një situatë kur gjithsecili person që është i gatshëm për punë, nuk beson në trajtim të barabartë në rast të aplikimit në konkurse nga Komuna e Suharekës, thuhet në reagimin e PDK-së.

