Suhareka

Vazhdojnë debatet publike, sot me qytetarë të Suharekës rreth procesit të legalizimit

Sot me qytetarët e Suharekës po vazhdojnë debatet publike rreth procesit të legalizimit.

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim (DUP) edhe sot ka vazhduar me mbajtjen e Diskutimeve Publike me qytetarë për t’i informuar rreth procesit të legalizimit.

Para të pranishmeve në pika të shkurtra, drejtoresha e urbanizmit Sanie Kuqi, ka prezantuar fazat nëper të cilat kalon ky proces dhe përfitimet që sjellë legalizimi i objekteve.

Të pranishmit dhanë vërejtjet dhe komentet e tyre ndërsa nga DUP u shpërndanë fletushka dhe formularë aplikimi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.