Vaksinimi në baza ditore, Suhareka renditet e nënta dhe në rang të komunave më të mëdha

10.09.2021

Raportimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë një punë efikase që po bëhet me vaksinimin e qytetarëve të Suharekës, rrjedhimisht në bazë të raportimeve ditore të premtën Komuna e Suharekës është renditur në rang me komunat e mëdha për nga procesi i vaksinimit. Me 749 doza të vaksinës të dhëna gjatë ditës së sotme, Komuna […]

Vaksinimi në baza ditore, Suhareka renditet e nënta dhe në rang të komunave më të mëdha Foto: Ilustrim

Raportimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë një punë efikase që po bëhet me vaksinimin e qytetarëve të Suharekës, rrjedhimisht në bazë të raportimeve ditore të premtën Komuna e Suharekës është renditur në rang me komunat e mëdha për nga procesi i vaksinimit.

Me 749 doza të vaksinës të dhëna gjatë ditës së sotme, Komuna e Suharekës në nivel vendi renditet e 9-ta, pas shtatë rajoneve të mëdha dhe Podujevës.

Komuna Suharekës që nga fillimi i procesit të vaksinimit ka arritur që ta mbajë vendin e 10-ta në raport me komunat tjera për numrin e dozave të administruara.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në Komunën e Suharekës janë administruar 35,681 doza.

Ndërsa deri më tani në Kosovë janë administruar 1,016,274 doza të vaksinave, prej të cilave 304,990 qytetarë janë vaksinuar me njërën dozë dhe 355,642 me dy dozat.