Vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç në Suharekë bëhet më 9 dhe 10 prill

07.04.2021

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se nesër fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç në disa komuna të Kosovës. Ndërsa në Komunën e Suharekës vaksinimi i personave mbi 85 vjeç do të bëhet në datat 9-10 prill. Gjithashtu MSh njofton se vaksinimi i personave 80-84 vjeç […]

Vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç në Suharekë bëhet më 9 dhe 10 prill Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se nesër fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç në disa komuna të Kosovës.

Ndërsa në Komunën e Suharekës vaksinimi i personave mbi 85 vjeç do të bëhet në datat 9-10 prill. Gjithashtu MSh njofton se vaksinimi i personave 80-84 vjeç do të bëhet në datat 11-12-13 prill.

“Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

MSh thekson se për grup-moshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

“Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, thuhet në njoftim.