Vaksinimi i grupmoshave mbi 85 vjeç, QKMF e Suharekës pranon 300 doza të vaksinës

09.04.2021

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, të mërkurën ka bërë të ditur se të enjten fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç në disa komuna të Kosovës. Ndërsa sipas njoftimit për komunat tjera ku bënë pjesë edhe Komuna e Suharekës vaksinimi i personave mbi 85 vjeç do duhej të bëhej në […]

Vaksinimi i grupmoshave mbi 85 vjeç, QKMF e Suharekës pranon 300 doza të vaksinës Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, të mërkurën ka bërë të ditur se të enjten fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç në disa komuna të Kosovës.

Ndërsa sipas njoftimit për komunat tjera ku bënë pjesë edhe Komuna e Suharekës vaksinimi i personave mbi 85 vjeç do duhej të bëhej në datat 9-10 prill.

Edhe pse sot nuk ka filluar vaksinimi QKMF në Suharekë sot ka pranuar vaksinat të tjera anti-covid 19 nga IKSHPK.

Numri i vaksinave të pranuara është 300 doza. Ekipi i vaksinimit në QKMF nga nesër do të filloj vaksinimin e grupmoshave 85 vjeç kurse për grupmoshat mbi 80-84 vaksinmi fillon nga data 12.04.2021 dhe vazhdon sipas furnizimit nga Ministria e Shendetësisë.

Vaksinimi për grupmoshat mbi 85 vjeç fillon nesër në oren 09:00, gjithmonë duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-se !