Vaksina kundër gripit sezonal, koordinatori i QKMF-së në Suharekë tregon se kush nuk duhet të vaksinohet

30.11.2020

Sot gjatë ditës Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë do të shpërndahen 160,500 vaksina kundër gripit sezonal. E një sasi prej 3000 sosh tashmë ka arritur edhe në QKMF-në e Suharekës, prej të cilave pritet të vaksinohen personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Këtë e ka bërë […]

Vaksina kundër gripit sezonal, koordinatori i QKMF-së në Suharekë tregon se kush nuk duhet të vaksinohet Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në Kosovë do të shpërndahen 160,500 vaksina kundër gripit sezonal.

E një sasi prej 3000 sosh tashmë ka arritur edhe në QKMF-në e Suharekës, prej të cilave pritet të vaksinohen personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ku ndër tjerash ajo ka thënë se këto vaksina janë pa pagesë dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për fillimin e vaksinimit.

Gjithashtu, është bërë e ditur se kush nuk duhet të marrë këtë vaksinë.

Koordinatori i QKMF-së në Suharekë, Dr.Betim Iballi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se vaksinën kundër gripit sezonal nuk mund ta marrin këto kategori:

1. Personat që janë të infektuar me COVID-19
2. Personat e dyshimtë, që janë të infektuar nga virusi COV-2
3. Personat që janë dokumentuar që kanë infeksion me virusin COV-2
4. Ata që e kanë kaluar sëmundjen Covid-19, e që nuk kanë kaluar një muaj kohë pa terapi.

Njoftimi i plotë: