Ushtroi dhunë ndaj babait, arrestohet qytetari nga Suhareka

10.06.2021

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline një person (mashkull) ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Policia e Kosovës personin e dyshuar e ka arrestuar. SuharekaOnline mëson se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Suharekës rreth orës 13:00. Nuk […]

Ushtroi dhunë ndaj babait, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Grief

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline një person (mashkull) ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Policia e Kosovës personin e dyshuar e ka arrestuar.

SuharekaOnline mëson se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Suharekës rreth orës 13:00.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.