Me 17 vota pro dhe 6 kundër u votua buxheti për vitin 2020.
Anëtarët e Kuvendit Komunal të Suharekës, sot në takimin e radhës, pas disa pikave të rendit të ditës, kanë diskutuar edhe për projekt-vendimin për miratimin e të hyrave e të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2020.
Kuvendi Komunal i Suharekës, në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt sot, ka votuar buxhetin komunal për vitin 2020.
Pro buxhetit ishin 17 vota ndërsa kundër ishin 6.
6 vota kundër ishin kryesishtë nga Partia Demokratike e Kosovës.