U raportua se u djeg autobusi i SharrTravel, pronari i kompanisë thotë se nuk kishte asnjë pasagjerë
Pronari i autobusit “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka sqaruar opinionin publik se autobusi që u raportua që ka marrë flakë rrugës për në Himarë është lajm jo i vërtet. Ai sqaroi se autobusi që po udhëtonte në Dhërmi dhe Jalë kishte pasur një defekt dhe në të ndodheshin vetëm shoferët, pra jo pasagjerët. “Pas disa […]
Pronari i autobusit “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka sqaruar opinionin publik se autobusi që u raportua që ka marrë flakë rrugës për në Himarë është lajm jo i vërtet.
Ai sqaroi se autobusi që po udhëtonte në Dhërmi dhe Jalë kishte pasur një defekt dhe në të ndodheshin vetëm shoferët, pra jo pasagjerët.
“Pas disa raportimeve jo korrekte dhe jo profesionale të disa medieve në Shqipëri, të cilat lajme më pas u transmetuan edhe nga disa portale në Kosovë, dëshiroj t’i jap disa sqarime për opinion:
E para: Në autobusin e “Sharr Travel” që udhëtonte për Dhërmi dhe Jalë dhe jo Himarë, nuk kishte asnjë pasagjer, përpos shoferëve. Autobusi kishte zbritur udhëtaret në Dhërmi dhe vazhdonte drejtë parkingut në Jalë. Kjo është e vërteta!
E dyta: Autobusi kishte pësuar një defekt teknik gjatë udhëtimit por i njëjti nuk është djeg apo përfshirë i tëri nga zjarri, siç raportuan disa medie.
E treta! Sharr Travel është kompania me flotën më të madhe dhe më moderne të autobusëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Defekte të tilla, kur realizohen me dhjetëra udhëtime në ditë në Kosovë, rajon dhe diasporë, mund të ndodhin te secila kompani” ka shkruar Kurtishaj.