Në ambientet e jashtme të ShFMU “ Vëllezërit Frashëri” në Bukosh, më duke filluar nga ora 12:00 u mbajt tubim përkujtimor për 24 martirët e fshatit Bukosh.
Tubimi u mbajt para pllakës përkujtimore ku në të njëjtin vend para 20 vitesh u vranë 24 martirë nga forcat paramilitare dhe ushtarako- policore sërbe.
Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se ne do ta nderojmë gjithmonë sakrificen e tyre, duke respektuar dhe punuar me secilin që dha e punoi për vendin.