Organizuar nga JICA Japoneze dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë (DBZHR), Komuna e Suharekës, për tri ditë me radhë është mbajtur punëtoria për trajnim në kontabilitet një ditor për Fermerë suharekas.
Gjatë tri diteve janë trajnuar gjithsejtë 36 fermerë me njohuri të ndryhme të niveleve me njohuri bazë dhe me nivel të mesëm të dijes.
Trajnimi ka pas për qëllim mësimin për mënyrën e mbajtjes së kontabilitet për fermerë dhe poashtu krijimi i “Fletores së Fermerëve” që do të shërbejë në mbajtjen e kontabilitetit ditor në fermë dhe menaxhimin financiar të saj, si dhe do ndikojë në “zhvillimin e industrisë lokale në rajonet bujqësore duke forcuar kapacitetet e Menaxhimit dhe Marketingut.