U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve.

Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin me Këshillin e Drejtorëve.


Ai, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët informacione për punët që janë duke u kryer në terren dhe për projektet në vazhdim.


Kryetari është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e projekteve.


Më pas, të gjithë drejtorët kanë raportuar secili veç e veç për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre.