U goditën nga vetura në Suharekë, mjeku kujdestar Altin Morina flet për gjendjen e të aksidentuarve

14.01.2023

Gjatë mbrëmjes të së enjtes në rrugën “Brigara123” në Suharekë kishte ndodhur një aksident trafiku, ku mbetën të lënduar 4 persona. Në bazë të informacioneve të para të cilat iu dhanë SuharekaOnline nga Policia e Kosovës në Suharekë, u bë e ditur se një veturë nga pakujdesia kishte goditur 4 këmbësor, ku si pasojë ishin […]

U goditën nga vetura në Suharekë, mjeku kujdestar Altin Morina flet për gjendjen e të aksidentuarve Foto: Urgjenca Suharekë

Gjatë mbrëmjes të së enjtes në rrugën “Brigara123” në Suharekë kishte ndodhur një aksident trafiku, ku mbetën të lënduar 4 persona.

Në bazë të informacioneve të para të cilat iu dhanë SuharekaOnline nga Policia e Kosovës në Suharekë, u bë e ditur se një veturë nga pakujdesia kishte goditur 4 këmbësor, ku si pasojë ishin lënduar 3 meshkuj dhe një femër.

Poashtu, për rastin në fjalë SuharekaOnline kupton se i dyshuari menjëherë pas ngjarjes arrestohet nga policia dhe me vendim të prokurorit i njejti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rr. Brigada 123, Suharekë 12.01.2023-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe një femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat  janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhej në njoftimin e policisë.

Ndërsa, personat të cilët u goditën dhe pësuan lëndime ishin dërguar në Urgjencën e Suharekës për të marrë ndihmën e parë.

Doktori kujdestar i cili është kujdesur për të aksidentuarit, Altin Morina në një prononcim për SuharekaOnline ka njoftuar se në Urgjencën e Suharekës kanë pranuar tre persona të cilët ishin goditur nga vetura, e që kishin lëndime të mëdha, gjakderdhje të madhe dhe fraktura, është dashur të dërgohen në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Kryetari Muharremaj punon edhe të shtunave: Mbath çizmet dhe inspekton punimet në Sllapuzhan

“Po, unë kam qenë mjeku kujdestar, atë natë kur ka ndodhë aksidenti rreth orës 19:00. Kanë qenë tre pacient të lënduar, të tre i kemi marrë nga vendi ku ka ndodhë aksidenti dhe i kemi sjellë në urgjencë dhe së bashku me stafin u kemi dhënë ndihmën e parë. Jemi mundu me ndalu gjakderdhjen edhe me trajtu dhimbjen sepse ata kanë pasur lëndime jo të lehta, fraktura, gjakderdhje të madhe edhe është dashur që të trajtohen më tutje në Spitalin e Prizrenit edhe me autoambulancë i kemi dërgu atje të tre pacientet”.

Mjeku kujdestar, Altim Morina thotë se personat e aksidentuar ishin persona të moshës madhore, pra prindi dhe një vajzë e një djal.

Etiketat