Turniri në fshatin Sopijë përkrahet nga Komuna e Suharekës me investime

20.11.2023 Suharekë
Turniri Tradicional “Sadik Ramadanaj” në fshatin Sopijë tashmë ka marr përmasa edhe jashtë Komunës së Suharekës, sidmos pas 2 organizimeve të fundit.
Në Qershorin e vitit 2022 dhe të këtij viti, pjesmarrjese ishin nga 64 ekipe me përbërje të lojtarëve nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Si duket, Komuna e Suharekës dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do t’i dalin në ndihmë të rinjëve të fshatit që përkujdesjen për organizimin madhështor të kësaj ngjarje.

Tashmë Komuna e Suharekës është afër nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e Palestrës Sportive në fshatin Sopijë, afati i ofertimit ka përfunduar andaj shumë shpejtë pritet edhe të nënshkruhet kontrata.
Ndërsa për rregullimin e terenit sportiv afër palestrës, Kuvendi Komunal i Suharekës ka ndarë 100,000.00€ për vitin 2024.
Sipas një postimi të bërë në faqen e tyre në Facebook, K.F Sopija ka paraqitur imazhet kompjuterike se si do të duket tereni sportiv pas investimeve.