Tufë derrash shkaktojnë aksident në autostradë, afër fshatit Duhël – lëndohet shoferi i automjetit
Nga Policia e Kosovës kanë theksuar se aksidenti ka ndodhur afër fshatit Duhël të Suharekës, si pasojë ngasësi i automjetit ka marrë lëndime trupore. Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se sipas informacioneve që kanë deri tash gjendja e tij është stabile. “Ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht […]
Nga Policia e Kosovës kanë theksuar se aksidenti ka ndodhur afër fshatit Duhël të Suharekës, si pasojë ngasësi i automjetit ka marrë lëndime trupore.
Po ashtu, nga policia kanë bërë të ditur se sipas informacioneve që kanë deri tash gjendja e tij është stabile.
“Ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht në Duhël, një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile”, zyrtarja e policisë për media, Luljeta Mehmeti.
Ndërkaq, sipas policisë Shoqata e Gjuetarëve ka larguar derrat nga rruga dhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë relavante për mirmbajtjen e rrugës.