Tremujori i fundit i 2020’s, hapen 52 biznese të reja në Suharekë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) 2020. ASK bënë të ditur se në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 2.868 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2020) rritje për 10.60% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) 2020.
ASK bënë të ditur se në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 2.868 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2020) rritje për 10.60% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2019) ka rritje për 11.76% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 728 ndërmarrje të regjistruara (25.4%); Prodhimi me 354 ndërmarrje të regjistruara (12.3%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 286 ndërmarrje të regjistruara (10%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 275 ndërmarrje të regjistruara (9.6%); Ndërtimtaria me 268 ndërmarrje të regjistruara (9.3%); Informacioni dhe komunikimi me 180 ndërmarrje të regjistruara (6.3%), etj.
Sipas raportit të ASK-së në Komunën e Suharekës gjatë tremujorit të katërt (TM4) të vitit 2020 bëhet e ditur se janë regjistruar 52 biznese të reja, prej tyre: 8 Bujqësore, 4 Prodhuese, 5 Ndërtimtari, 12 Tregëti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, 2 Transport dhe Ruajtje, 1 Informacion dhe Komunikim, 6 Aktivitete profesionale, 5 Aktivitete administrative, 1 Administratë publike dhe mbrojtje dhe 2 Aktivitete të shërbimeve të tjera.
Nga këto 52 biznese të hapura në tremujorin e katërt të 2020, 23 janë individuale dhe 29 të tjera joindividuale, shkruan SuharekaOnline.
Ndërsa, në periudhën e njejtë kohore në Komunën e Suharekës janë shuar 9 biznese, prej tyre 2 Prodhuese dhe 7 Tregti me shumicë dhe pakicë.
E sa i përketë shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 897 ndërmarrje të regjistruara (31.3%); Ferizaj me 254 ndërmarrje të regjistruara (8.9%); Prizreni me 200 ndërmarrje të regjistruara (7.0%); Gjilani me 161 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); Peja me 132 ndërmarrje të regjistruara (4.6%); dhe Fushë Kosova me 126 ndërmarrje të regjistruara (4.4%), ndërsa komunat e tjera ku përfshihet edhe Suhareka kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.
Përgatiti, Eurolinda Zenelaj