“Tregu Ditor” në Suharekë në të cilin u investuan 147 mijë euro jepet në shfrytëzim për 10 vite

12.04.2021

Në dhjetor të vitit 2018 i shoqëruar nga kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte bërë përurimin e Tregut ditor në qendër të qytetit që ishte projekt i përbashkët i Komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Asokohe duke përgëzuar Komunën dhe banorët e Suharekës, Haradinaj uroi […]

“Tregu Ditor” në Suharekë në të cilin u investuan 147 mijë euro jepet në shfrytëzim për 10 vite Foto: Ilustrim

Në dhjetor të vitit 2018 i shoqëruar nga kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte bërë përurimin e Tregut ditor në qendër të qytetit që ishte projekt i përbashkët i Komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Asokohe duke përgëzuar Komunën dhe banorët e Suharekës, Haradinaj uroi fermerët, duke thënë se kjo është një dëshmi se punë të mira po ndodhin.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, kishte falënderuar Qeverinë dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për realizimin e këtij projekti, duke thënë se janë krijuar kushte më të mira dhe se ky treg u ndihmon bujqve që t’i shesin prodhimet e tyre vendore.

26 dhjetor 2018

“Jemi në qendër të qytetit të Therandës, ky treg i cili u ndërtua para 20 vitesh. Sot kjo qendër u rindërtua prapë, ky është projekt i komunës dhe Ministrisë së zhvillimit rajonal, ky është projekt i përbashkët”, kishte thënë ndër tjerash Muharremaj.

26 dhjetor 2018

“Ministria ka nda 90 mijë euro, Komuna ka nda, 57 mijë euro ky projekt ju ndihmon bujqve të i shesin prodhimet vendore. Pjesa e poshtme është për bylmet dhe pjesa lartë është për pemë dhe perime”, u shpreh Muharremaj.

Ndërsa për dhënien në shfrytëzim të këtij tregu në afat prej 10 vitesh, më 13 janar 2021 Komuna e Suharekës ka hapur procedurat e ankandit publik. Për të fituar ankandin për objektin me hapësirë prej 734.83 metër katrorë, ofetuesit duhet që në mesin e kritereve të konkuronin edhe me çmimin fillestar për metër katror minimum 0.50 € në muaj, parakontrata me fermerë lokal, plan biznesi.

Një muaj më pas më 12 shkurt 2021 Komuna e Suharekës kishte shpallur fituesin e këtij ankandi duke i dhënë në shfrytëzim objektin në afat prej 10 vitesh.