Tre të shëruar në Suharekë nga COVID-19, 155 në tërë Kosovën

08.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Podujevës. Gjithashtu, […]

Tre të shëruar në Suharekë nga COVID-19, 155 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Podujevës.

Gjithashtu, në Kosovë janë shëruar edhe 155 pacientë me COVID-19, ku tre prej të shëruarve janë nga Komuna e Suharekës.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (57), Vushtrri (11), Malishevë (11), Prizren (9), Klinë (8), Obiliq (8), Gjilan (8), Kaçanik (5), Gjakovë (4), Fushë Kosovë (4), Dragash (3), Lipjan (3), Suharekë (3), Mitrovicë (3), Viti (3), Shtime (3), Podujevë (2), Gllogoc (2), Ferizaj (2), Istog (1), Rahovec (1), Pejë (1), Hani i Elezit (1), Skenderaj (1), Kamenicë (1).

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104,343 raste.

Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (3), Ferizaj (1), Podujevë (1).