Tre mësimdhënës nga Suhareka testohen për COVID-19, njëri rezulton negativ

15.09.2020

Gjatë vizitave të djeshme në shkollat e Suharekës Drejtori i Arsimit në Komunën tonë, Remzi Bajselmani në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar se tre mësimdhënës të komunës janë në pritje të rezultateve për COVID-19. Drejtori Bajselmani i shoqëruar nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj vizituan shkollat për të parë nga afër fillimin e procesit […]

Tre mësimdhënës nga Suhareka testohen për COVID-19, njëri rezulton negativ Foto: Ilustrim

Gjatë vizitave të djeshme në shkollat e Suharekës Drejtori i Arsimit në Komunën tonë, Remzi Bajselmani në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar se tre mësimdhënës të komunës janë në pritje të rezultateve për COVID-19.

Drejtori Bajselmani i shoqëruar nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj vizituan shkollat për të parë nga afër fillimin e procesit mësimor (faza e parë), ku drejtori Bajselmani bëri të ditur se tre mësimdhënës të cilët kanë pasur simptoma të COVID-19, janë testuar dhe po presin rezultatet.

I pyetur për rezultatet e tre mësimdhënësve, sot Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se njëri prej tyre ka rezultuar negativ në testimin për COVID-19 dhe ka filluar punën në mënyrë të rregullt, në shkollë.

Ndërsa, për dy mësimdhënësit e tjerë Bajselmani thotë se janë në pritje të rezultateve.

Ai gjithashtu njoftoi se sot gjatë ditës së dytë të mësimit është duke vizituar shkollat e disa fshatrave në Komunën e Suharekës.