Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) së bashku me Transparency International Slovakia kanë mbajtur  konferencë për medie ku është prezantuar Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022, për 38 komunat e Kosovës.

Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni 90.63 pikë, Drenas 89.88 pikë e Prishtina me 89.13 pikë.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit tha se viti 2022 ka shfaqur një trend pozitiv të transparencës në nivel komunal me një rritje prej 12% pikë në krahasim me vitin paraprak, nga 56% në vitin 2021 në 68% në vitin 2022.

Nga 38 komuna, Komuna e Suharekës me 79.83 pikë është renditur e 16-ta.

Komuna SuharekëIndeksi i Transparencës në Qeverisjen Komunale 2022
Porkurorimi Publik në nivel komunal15 pikë nga 15 pikë
Buxhetimi dhe financat publike9.23 pikë nga 15 pikë
Qasja në dokumente dhe informacionin publik12.69 pikë nga 15 pikë
Pjesëmarrja publike9.00 pikë nga 15 pikë
Grantet dhe Subvencionet7.78 pikë nga 10 pikë
Etika Profesionale dhe Konflikti i Interesit8.00 pikë nga 10 pikë
Menaxhimi i pronës komunale dhe Ankandet10 pikë nga 10 pikë
Ndërmarrjet organizatat komunale8.13 pikë nga 10 pikë
Pikët e përmbledhura për komunë79.83 pikë