Trafikim me emigrantë, bastisje dhe arrestime në Suharekë dhe Gjakovë

07.06.2021

Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit tëhetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale. Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarvemeshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materialepër procedura të mëtejme si në vijim: • një (1) pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator, • dymbëdhjetë (12) copë fishek […]

Trafikim me emigrantë, bastisje dhe arrestime në Suharekë dhe Gjakovë Foto: Ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit tëhetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale.

Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarvemeshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materialepër procedura të mëtejme si në vijim: • një (1) pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator, • dymbëdhjetë (12) copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm, • një (1) thikë ushtarake, • dy kapela me emblemë të PK-së si dhe • një (1) telefon Smasung S10• një (1) automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të një borxhi dhe tjetër• një (1) kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat edyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.

Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga  njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.