TOP 10 kompanitë që kanë marrë tenderë nga Komuna e Suharekës në vitin 2020

30.07.2021

Në vitin 2020 Komuna e Suharekës ka filluar projekte që kanë kosto investive tejet të madhe, ku pothuajse i tërë buxheti është orientuar në punë ndërtimi, pasuar në shërbime. Në raportet e siguruara nga SuharekaOnline figuron që krahasuar me vitin 2019 ku vlera investive në projekte ishte 7,793,697.17 euro, në vitin 2020 është investuar 6,366,431.80 […]

TOP 10 kompanitë që kanë marrë tenderë nga Komuna e Suharekës në vitin 2020

Në vitin 2020 Komuna e Suharekës ka filluar projekte që kanë kosto investive tejet të madhe, ku pothuajse i tërë buxheti është orientuar në punë ndërtimi, pasuar në shërbime.

Në raportet e siguruara nga SuharekaOnline figuron që krahasuar me vitin 2019 ku vlera investive në projekte ishte 7,793,697.17 euro, në vitin 2020 është investuar 6,366,431.80 euro.

Nga publikimet që ka platforma Prokurimi i Hapur, shihet se Komuna e Suharekës gjatë vitit 2020 ka filluar projekte me volum prej 6,366,431.80 euro me gjithsej 134 Kontrata.

LEXO EDHE:  Komuna e Suharekës shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta

Mirëpo kush janë top kompanitë që kanë marrë hisen më të madhe në këto tender. Sipas grafikonit të platformës shihet se kompania Hidroterm është kompania me vlerën 1,723,134.8 euro.

Nga 10 kontratat me vlerën më të madhe është ajo e ndërtimit të unazës së qytetit – krahu i djathtë në vlerë prej 1,667,132.82 euro.

Etiketat