Tjetër kapje me marihuanë, policia ndalon një person në Suharekë

para 24 dite

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve të zbuluar të dielën në Suharekë.

Tjetër kapje me marihuanë, policia ndalon një person në Suharekë

Te dielen, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti në rrugën “Brigada 123”, forcat e rendit kanë gjetur substanca narkotike në posedim të drejtuesit të mjetit, një burrë kosovar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të detajuar të veturës, policia ka konfiskuar: dy pako rizlla për cigare, një mjet për grirjen e substancës (grinder) dhe një qese plastike me një substancë të dyshuar si marihuanë, me peshë totale prej 6.91 gram.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit kompetent, është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt,” thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me identitetin e të dyshuarit apo destinacionin e substancës narkotike. Rasti mbetet nën hetim

Etiketat

Ofertat e fundit