[VIDEO] Thyhet një lokal në Suharekë, vjedhen pajisje elektronike në vlerë prej 15,000 euro

Një pronar i një lokali në Suharekë dje ka qenë viktimë e hajnave të cilët kishin depërtuar me forcë në lokalin e tij dhe kanë vjedhur pajisje elektronike.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se në biznesin MOBILE ZONE në rrugën Brigada 123 janë vjedhur telefona, laptopa, kamera, aparata ku sipas viktimës vlera është rreth 15 mijë euro.

Gjithashtu bëhet e ditur se pronari i këtij lokali menjëherë e ka raportuar vjedhjen në Policinë e Suharekës.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ku sipas tij raportohet se rasti ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes më datën 5 nëntor.

Osmanollaj gjithashtu ka bërë të ditur se njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke u marr me rastin.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.