Thyerja e heshtjes zgjedhore, PZAP refuzon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër AAK-së në Suharekë

20.10.2021

Sipas ankesës së LVV-së ditën e zgjedhjeve më 17 tetor rreth orës 12:00 në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Gjinoc, në afërsi prej 20-30 metrave ka qëndruar një veturë me përmbajtje elektorale, me fotografi dhe numër të kandidatit për kryetar nga radhët e AAK-së. Me këtë rast LVV ka pretenduar se është bërë […]

Thyerja e heshtjes zgjedhore, PZAP refuzon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër AAK-së në Suharekë Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Sipas ankesës së LVV-së ditën e zgjedhjeve më 17 tetor rreth orës 12:00 në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Gjinoc, në afërsi prej 20-30 metrave ka qëndruar një veturë me përmbajtje elektorale, me fotografi dhe numër të kandidatit për kryetar nga radhët e AAK-së.

Me këtë rast LVV ka pretenduar se është bërë thyerja e heshtjes zgjedhore. Mirëpo nga përgjigjja e AAK-së për PZAP hudhen poshtë këto pretendime pasiqë në fotografinë që ka dërguar LVV nuk shihet qartë fotografia e kandidatit të vendosur në veturë dhe as qendra e votimit.

Paneli pas vlerësimit të ankesës dhe provës së bashkangjitur në ankesë si dhe përgjigjes së AAK-së vendos që ankesa të vlerësohet si e pabazuar.

pzap_akk