Thirrje për bizneset për mbështetje trajnimi dhe praktika në punë

Zyra e Punësimit në Suharekë ju bënë thirrje të gjithë bizneseve të reja për mbështetje të Trajnimi në Punë dhe Praktika në punë që do zgjasin 6 muaj.

Pagesa për kandidatët është 170€ në muaj, ku Zyra e Punësimit do ti paguj 4 muaj kurse bizneset 2 muaj (muajin e dytë dhe të katërt me radhë).

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë të papunët e regjistruar ose ata që do të regjistrohen këto ditë, nga mosha 18 deri në 35 vjet.

Përparësi do tu jepet bizneseve të reja që nuk kanë bashkëpunuar më herët me Zyrën Komunale të Punësimit.

Afati i aplikimit është deri më datë 17 Shtator 2020.

Për çdo informatë më të hollësishme bizneset mund të drejtohen tek zyrtarët e Zyres së Punësimit në Suharekë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.