Suhareka renditet si komuna e dytë për nga numri i braktisjes së qytetarëve të saj në vitin 2019

Rreth 35 mijë kosovarë ia kanë dhënë lamtumirën Kosovës gjatë vitit të kaluar. Ata kanë hequr dorë nga vendlindja e tyre në kërkim të një jetë më të mirë në shtetet e huaja.

Shumica e tyre e kanë braktisur vendin shkaku i bashkimit familjar dhe gjetjes së një vendi pune.

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2019 është vlerësuar të jetë gjithsej 34,911 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2019 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj”, thuhet në raportin e ASK’së. 

LEXO EDHE:  COVID-19, Zemaj paralajmëron mbyllje të sërishme

Bazuar në këtë raport, më së shumti qytetarë kanë ikur nga Gjilani, Suhareka, Malisheva, Vushtrria, Rahoveci e Gjakova.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.