Janë marr mostrat e pacientëve nga Suhareka që kanë kryer dializën në Prizren

Mbrëmjen e 23 prillit në Prizren kanë dalë pozitiv në koronavirus nëntë persona, tetë prej të cilëve kanë qenë punonjës shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit.

Drejtori për Shëndetësi në komunën e Prizrenit, Visar Shehu, tha se këta kanë punuar në repartin e Dializës.

“Të gjithë punëtorët shëndetësorë kanë qenë të repartit të dializës. Njëri nga ta është mjek, njëri është staf teknik dhe gjashtë janë infermierë. Të gjithë janë në vetizolim në shtëpi”.

Gjatë ditës është raportuar se një infermier në repartin e Dializës në Spitalin e Prizrenit dhe një pacient i dializës që shkoi për t’u trajtuar në këtë spital kanë marrë koronavirusin, që të dy janë nga komuna e Dragashit duke u bërë rastet e para në këtë komunë.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19, Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga rajoni i Prizrenit.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot i janë marr mostrat pacientëve të dializës të spitalit të Prizrenit që janë nga Komuna e Suharekës e që shërbimin e dializës e marrin në Spitalin e Prizrenit nga reparti i dializës, prej nga para dy dite 8 persona të stafit kanë rezultuar pozitiv për covid-19.

RAPORTO