Themelimi i “Teatrit të Qytetit” në Suharekë, Ministria e Kulturës kthen përgjigje negative

29.07.2020

Muaj më parë Komuna e Suharekës përmes një vendimi të votuar në asamblenë komunale ka planifikuar themelimin e Teatrit të Qytetit. Sipas po të njëjtit vendim “Teatri i Qytetit” si institucion kulturor publik do të themelohej për ushtrim të veprimtarisë kulturore, përgatitjen, organizimin dhe shfaqjen publike të dramave, veprave skenike muzikore, veprave skenike të kukullave […]

Themelimi i “Teatrit të Qytetit” në Suharekë, Ministria e Kulturës kthen përgjigje negative Foto: Ilustrim

Muaj më parë Komuna e Suharekës përmes një vendimi të votuar në asamblenë komunale ka planifikuar themelimin e Teatrit të Qytetit.

Sipas po të njëjtit vendim “Teatri i Qytetit” si institucion kulturor publik do të themelohej për ushtrim të veprimtarisë kulturore, përgatitjen, organizimin dhe shfaqjen publike të dramave, veprave skenike muzikore, veprave skenike të kukullave dhe veprave tjera skenike.

Edhe përkundër votimit të vendimit në asamblenë komunale “Teatri i Qytetit” nuk do të themelohet.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në seancën e gjashtë të rregullt të asamblesë komunale, në përgjigjen dhënë asambleistit nga radhët e PDK-së, Dardan Berisha, i cili kërkoi të informohen se deri ku ka shkuar procesi.

Muharremaj ka bërë të ditur se pas votimit në asamble komisioni i themeluar nga Ministria e Kulturës ka vizituar shtëpinë e kulturës dhe ka vendosur disa kushte për formimin e “Teatrit të Qytetit” dhe ka kthyer përgjigje negative për formimin e teatrit.