Teste nëse janë shëruar, dy pacientë nga Suhareka ende rezultojnë pozitiv për covid-19

Më datën 9 prill ishte konfirmuar edhe një rast pozitiv nga fshati Bllacë i Komunës së Suharekës.

Bëhet fjalë për një punëtor të QKMF-së në Suharekë i cili edhe pas 13 dite pas konfirmimit me covid-19, të mërkurën në testimin e parë prapë ka rezultuar pozitiv.

Sipas QRSHP’së në Prizren, në testimin e parë pozitiv ka rezultuar edhe pacientja nga Suhareka e Rr. Skënderbeu e cila është e hospitalizuar, e që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 më datën 15 prill.

Pacientëve me covid-19 pas konfirmimit për të kontrolluar nëse janë shëruar ju bëhen dy testime të njëpasnjëshme, dhe nëse në të dyja testimet rezultojnë negativ ai ose ajo llogaritet e shëruar nga Covid-19.

RAPORTO