Tentoi ta fus me dhunë në veturë ish-gruan, arrestohet një qytetar në Shirokë

16.04.2021

Gjatë ditës së enjte në fshatin Shirokë është arrestuar një person i dyshuar. Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se dje rreth orës 13:00 në Suharekë një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar ta fus në veturën e tij. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar […]

Tentoi ta fus me dhunë në veturë ish-gruan, arrestohet një qytetar në Shirokë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së enjte në fshatin Shirokë është arrestuar një person i dyshuar.

Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se dje rreth orës 13:00 në Suharekë një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar ta fus në veturën e tij.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se dje në fshatin Shirokë, një person ka tentuar me dhunë ta fus në veturë ish-gruan e tij, por se e njëjta ka rezistuar dhe është larguar.

Osmanollaj ka thënë se në lidhje me këtë rast është njoftuar policia, e cila ka inicuar rastin për dhunë në familje dhe ngacmim.

Poashtu ai bëri të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, në afat prej 48 ore.