Tenderi për Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” ishte zhvilluar jashtë planit të prokurimit duke mos e njoftuar AQP-në

Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2019 në Komunën e Suharekës ngritet shqetësimi për tenderimet jashtë planit të prokurimit,

Sipas nenit 9.6 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, nëse aktivitetet e prokurimit nuk janë përfshirë në planifikimin përfundimtar të autoritetit
kontraktues, ZKA do të dërgojë në AQP një kopje të Deklaratës përkatëse të Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve së paku pesë (5) ditë para se Zyrtari Autorizues të autorizojë Zyrtarin e Prokurimit për inicimin e aktivitetit përkatës të prokurimit.

Komuna në planin e prokurimit nuk kishte përfshirë të gjitha aktivitetet apo projektet e planifikuara, ajo kishte zhvilluar procedurat e tenderimit jashtë planit të prokurimit duke mos e njoftuar AQP-në për dy (2) projekte dhe atë si në vijim:
 Projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës Ukë Bytyqi në Suharekë-Faza
e parë” me vlerë prej 747,897€, dhe
 Projektin “Ndërtimi i rrugës Ngucat-Javord” me vlerë 162,961€.

E gjithë kjo ka ndodhur si rezultat i kujdesit jo të duhur profesional të zyrtarëve përgjegjës në respektimin e kritereve të përcaktuara në ligj.

Ndikimi Tenderimet jashtë planit të prokurimit duke mos njoftuar AQP-në mund të ndikojnë me shpenzim jo efikas të buxhetit dhe gjithashtu pasqyrojnë mungesë të vlerësimit të nevojave dhe planifikim të dobët të kërkesave.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.