Tenderi “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës”, OSHP vendos në favor të Komunës së Suharekës

15.08.2023

Në janar të këtij viti Komuna e Suharekës kishte filluar procedurat ritenderuese “Projekt me bashkfinancim -Ndërtimi i shtepisë së Kulturës Ukë Bytyqi faza e dytë-ritender” sipas të cilave punimet duhet të përfundonin brenda 400 ditëve kalendarike, për të cilin janë zotuar 3,100,00.00 euro. Fillimisht Komuna e Suharekës kishte shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomik […]

Tenderi “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës”, OSHP vendos në favor të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Në janar të këtij viti Komuna e Suharekës kishte filluar procedurat ritenderuese “Projekt me bashkfinancim -Ndërtimi i shtepisë së Kulturës Ukë Bytyqi faza e dytë-ritender” sipas të cilave punimet duhet të përfundonin brenda 400 ditëve kalendarike, për të cilin janë zotuar 3,100,00.00 euro.

Fillimisht Komuna e Suharekës kishte shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomik Construmax Sh.P.K., Harst Group dhe EBK. Vendim për të cilin nuk ishte pajtuar operatori ekonomik Hidroterm Sh.P.k. dhe kishte deponuar ankesë për rishqyrtim, ankesë të cilën autoriteti kontraktues e kishte refuzuar më datë 09.06.2023.

Në ankesën e Hidroterm Sh.P.k. ndër tjera thuhej se AK-Suharekë ka vepruar në kundërshtim ligjor me këtë dispozit ligjore ku sfecifikisht thuhet citim: “Kërkesa për zgjatje të validitetin të tenderit do të bëhet me shkrim dhe duhet të kërkohet para datës së skadimit dhe duhet të ngritet në sistem” dhe një gjë e tillë duhet të verifikohet, me çka sipas Njoftimit të vendimit të AK në B42 Letër standarte për tenderuesin e eliminuar3 kanë arsyetuar se me datë 23.05.2023 është kerkuar me leter standarte per vazhdim te validitetit të ofertës.

Mirëpo sipas vendimit të gjykatës së tenderëve me datë 10.08.2023 ankesa e Hidroterm Sh.P.K. refuzohet si e pabazuar dhe mbetet në fuqi vendimi i autoritet kontraktues, në këtë rast Komunës së Suharekës.

Vendim-nr.-2023-396-400

Pas vendimit të OSHP-së Komuna e Suharekës ka njoftuar për vazhdimin e procedurave tenderuese me ç’rast pritet që të nënshkruhet kontrata me grupin e operatorëve ekonomik CONSTRUMAX SH.P.K.; HARST Group SH.P.K.; EBK SH.P.K. në vlerën prej 2,712,712.71 €.

B08-Njoftim-per-dhenje-te-kontrates