Të shtëna armësh në tubimin e PDK-së në Grejçec-Suharekë, policia në aksion

29.01.2021

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, të mbajtur të enjten në mbrëmje. Pamjet tregojnë shumë simpatizantë të mbledhur në një odë që nuk respektojnë masat anti-COVID, e ka prej tyre që edhe shtinë me armë. Ndërsa Policia e Kosovës pas publikimit në rrjetet sociale dhe në […]

Të shtëna armësh në tubimin e PDK-së në Grejçec-Suharekë, policia në aksion Foto: Ilustrim

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, të mbajtur të enjten në mbrëmje.

Pamjet tregojnë shumë simpatizantë të mbledhur në një odë që nuk respektojnë masat anti-COVID, e ka prej tyre që edhe shtinë me armë.

Ndërsa Policia e Kosovës pas publikimit në rrjetet sociale dhe në media për një tubim në fshatin Grejçec në Suharekë, dhe sipas video publikimit janë dëgjuar krisma nga arma e zjarrit, policia në Suharekë në bashkëpunim më Prokurorin e Krimeve të rënda kanë filluar një hetim preliminar për ketë ngjarje, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Pas veprimeve operative-hetimore fillestare janë identifikuar dy persona të cilët janë intervistuar nga hetuesit e rastit.

Në vendin e ngjarjes policia si provë materiale ka sekuestruar rreth 124 gëzhoja të shkrepura nga arma e zjarrit të cilët do të ekzaminohen dhe të përcaktohet lloji i armës më të cilën janë përdorur pasi janë kalibër i ndryshëm.

Në lidhje më këtë ngjarje policia më urdhër të prokurorit do të punojë në identifikimin dhe intervistimin e pjesëmarrëseve në këtë tubim.

Përveç veprimeve të ndërmarra në rastin e shkaktimit të rrezikshëm si vepër penale, policia ka njoftuar edhe autoritetin e inspektorëve sanitarë për ndërmarrjen e masave për masat anti covid19.

Policia e Kosovës është e përkushtuar të zbatoj ligjin dhe të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve, pavarësisht rrethanave dhe situatave të krijuara.