Të premtën është testuar një pacient nga Suhareka dhe ka rezultuar negativ

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren ka hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga rajoni i Prizrenit.

Në media të ndryshme është raportuar për raste të reja në Suharekë, çka nuk qëndron sipas drejtorit të QRSHP’së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, i cili përmes telefonit ka mohuar që në Komunën e Suharekës ka raste të reja me covid-19.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot ka marr 1(një) mostër edhe nga një pacient me vendbanim në Komunën e Suharekës.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot i është marr mostra 1(një) pacienti të dializës të spitalit të Prizrenit me vendbanim në Komunën e Suharekës.

Gjithashtu ai ka treguar se pacienti në fjalë është mostruar në Prizren dhe ka rezultuar negativ për covid-19.

RAPORTO