Të hënën ekipet e QKMF-Suharekë fillojnë testimin e qytetarëve dhe nxënësve me teste rapide në AMF të Reqanit

29.01.2022

Në njoftimin e QKMF-së bëhet e ditur se me datë 31.01.2022, ditë e hënë nga ora 08:00 deri në 14:00 ekipet mobile të QKMF-së “Rexhep Kuçi” fillojnë testimin e qytetarë dhe nxënësve me teste rapide për COVID-19 në AMF-në, në Reqan. Sipas këtij njoftimi, thuhet se me qëllim ruajtjen e shëndetit publik dhe në bazë […]

Të hënën ekipet e QKMF-Suharekë fillojnë testimin e qytetarëve dhe nxënësve me teste rapide në AMF të Reqanit Foto: Ilustrim

Në njoftimin e QKMF-së bëhet e ditur se me datë 31.01.2022, ditë e hënë nga ora 08:00 deri në 14:00 ekipet mobile të QKMF-së “Rexhep Kuçi” fillojnë testimin e qytetarë dhe nxënësve me teste rapide për COVID-19 në AMF-në, në Reqan.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se me qëllim ruajtjen e shëndetit publik dhe në bazë të kërkesave të shumta për testime jemi të obliguar të ndërmarrim këtë veprim.

Po ashtu, QKMF-Suharekë në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore që kanë për qëllim luftimin, kontrollin dhe parandalimin e COVID-19.