Takim me Odën e Afaristëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve të Suharekës

Përfaqësues nga Oda e Afaristëve të Kosovës dhe disa përfaqësues të bizneseve nga komuna e Suharekës, kanë ardhur sot, të takohen me nënkryetaren e Komunës znj.Mihrije Suka, për të bashkëbiseduar për sfidat, angazhimet dhe për veprimtaritë e tyre biznesore.

Nënkryetarja Suka, i ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe ka thënë se: “Komuna e Suharekës dhe kryetari Bali Muharremaj, do të jenë çdo herë në përkrahje të bizneseve, duke ju krijuar infrastrukturë për zhvillimin e veprimtarisë së juaj, bazuar në ligjin dhe kompetencat që i posedojmë”.

E pranishme ishte edhe drejtoresha e Inspeksionit znj.Jehon Rrafshi-Lumi, në fjalën e saj ka thënë: “Ne si drejtori e Inspeksionit çdo herë angazhohemi të ju dalim në ndihmë, andaj kërkojmë nga ju që të jeni të paisur me cilësi dhe dokumentacion të nevojshëm”.

Kryetari i Bordit të Afaristëve të Kosovës, z.Skënder Krasniqi, e ka falënderuar nënkryetaren Suka për pritjen dhe për angazhimin e Komunës së Suharekës për t’i përkrahur bizneset dhe ka shtuar: “Ne si OAK, kemi mbi 400 biznese të antarësuara dhe mundohemi që t’i dalim në ndihmë që këto biznese të kenë kushte sa më të mira në veprimtarinë e tyre biznesore, andaj ne nga Komuna e Suharekës kërkojmë që të jeni përkrahës dhe t’ua lehtësoni procedurat, që këta të funksionojnë më lirshëm në punët e tyre”.

Përfaqësuesit e bizneseve, kanë thënë: “Oda e Afaristëve, për ne është shpresë, sepse ne si biznese kemi nevojë për dikënd që të jetë urëlidhëse në mes të institucionit dhe neve si biznese”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.