[Tabela] Shpërndarja e covid-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 7-ta me gjithsej 33 raste

Kosova tashmë numëron 630 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 18 raste të vdekjes të cilët thuhet se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 138.

Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Komuna e Ferizajnit me 93 raste, Malisheva me 70 raste, Prishtina me 65 raste, Vitia me 49 raste, Prizreni me 37 raste, Kamenica me 34 raste dhe Suhareka me 33 raste.

Sipas të dhënave, në këto komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur edhe burime të infeksionit.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Komuna e Suharekës renditet e 7-ta me 33 qytetar të prekur me covid-19, 2 të shëruar dhe 1 të vdekur.

RAPORTO